Gjashtë kandidatë kalojnë fazën e verifikimit për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së
Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) ka bërë publike listën përfundimtare të kandidatëve që kanë kaluar procesin e verifikimit dhe janë kualifikuar për fazën e intervistimit në konkursin për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të këtij institucioni. Pas shqyrtimit të aplikacioneve, kontrollimit të dokumentacionit dhe vlerësimit të përmbushjes së kritereve të konkursit, Bordi i RTK-së ka konfirmuar se gjashtë kandidatë kanë kaluar në fazën tjetër të përzgjedhjes. Kandidatët e kualifikuar janë: Lorik Arifaj Antigonë Baxhaku Hysen Hundozi Arbër Geci Nexhmedin Spahiu Zana Spahiu Sipas njoftimit të RTK-së, kandidatët do të kontaktohen përmes postës elektronike për t’u informuar lidhur me detajet e intervistimit, përfshirë datën, orën dhe vendin e zhvillimit të tij. Ndërkohë, aplikantët që nuk kanë kaluar fazën e verifikimit do të marrin gjithashtu njoftim përmes emailit,...
Burimi:
kultplus.com