Gërmimet arkeologjike sjellin të dhëna të reja për zhvillimin e  Scampis në shekujt V-VI

Gërmimet arkeologjike sjellin të dhëna të reja për zhvillimin e Scampis në shekujt V-VI

Nga Julia Vrapi Gjetjet e reja arkeologjike ndihmojnë në kuptimin më të plotë  të zhvillimit ekonomik, kulturor e shoqëror të Scampis. Në Elbasan prej disa ditësh ka filluar sezoni i gërmimeve arkeologjike të vitit 2026, në kuadër të projektit kërkimor arkeologjik “Lagja romake-bizantine jashtë mureve të castrum Scampis – bazilika paleokristiane (Elbasan)”, një projekt i Institutit të Arkeologjisë. Një mozaik i ri me vlera të veçanta historike dhe arkeologjike u zbulua në Bazilikën paleokristiane të Elbasanit, zbulim që u bë gjatë javës së parë të sezonit të ri të gërmimeve, në kuadër të projektit kërkimor të IA-së. Instituti i Arkeologjisë shprehet se gërmimet e javës së parë kanë evidentuar elementë të rëndësishëm. “Që në javën e parë të punës po evidentohen elementë shtesë shumë të...