Galeria Kombëtare e Kosovës prezanton veprën “Vite e jo mahi” të Rexhep Ferrit
Galeria Kombëtare e Kosovës ka prezantuar veprën “Vite e jo mahi”, të realizuar në vitin 1975 nga artisti i njohur Rexhep Ferri (1937–2024), në kuadër të ekspozitës “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të Tashmen e njëjtë”, të kuruar nga Hana Halilaj. Në praktikën e tij artistike, Rexhep Ferri ka lëvizur mes pikturës, vizatimit, poezisë dhe prozës, duke krijuar një gjuhë të veçantë artistike përmes së cilës është përpjekur t’u afrohet temave dhe përjetimeve që shpesh i rezistojnë shpjegimit. Veprat e tij karakterizohen nga figura të zgjatura dhe të fragmentuara, të vendosura në hapësira të thjeshta, ku trupat, malet dhe horizontet ndërthuren në një atmosferë heshtjeje dhe tensioni. Në veprën “Vite e jo mahi”, format e errëta dhe të zgjatura ngrihen nga një fushë e zbehtë,...
Burimi:
kultplus.com