”Friends” është një sukses që nuk rikrijohet
Për shumë njerëz, “Friends” nuk ishte thjesht një sitcom. Ishte një mënyrë jetese. Nga kafeneja “Central Perk” dhe apartamentet në Manhattan, te flokët “The Rachel” dhe shprehja “How you doin’?”, seriali arriti të bëhej pjesë e përditshmërisë së një brezi. Kur “Friends” u shfaq për herë të parë në vitin 1994, askush nuk mund ta dinte se gjashtë miqtë që përballeshin me dashurinë, punën, ndarjet dhe problemet e zakonshme të moshës së tyre do të bëheshin disa nga personazhet më të njohur të televizionit. Seriali zgjati dhjetë sezone dhe përfundoi në vitin 2004, por ndikimi i tij vazhdon edhe sot. Finalja e “Friends” u ndoq nga rreth 52.5 milionë amerikanë, duke u bërë episodi televiziv më i ndjekur i viteve 2000 në SHBA. Por suksesi...
Burimi:
kultplus.com