Haxhiu takohet me ambasadorin italian, në fokus bashkëpunimi Kosovë-Itali
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini. Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit janë diskutuar zhvillimet aktuale në vend, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Italisë, si dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit bilateral në fusha me interes të përbashkët. Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Kosovën, përfshirë kontributin e saj në paqen dhe sigurinë e vendit, si dhe përkrahjen për rrugën evropiane të Kosovës. Takimi vjen në kuadër të angazhimeve për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Italisë./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com