Si shpërthyen alfabetet origjinale të shqipes në Elbasan
(Fragment nga libri “Bota e Todhrit” nga Yll Rugova, faqe 122–129.) Mes kishave dhe Esnafit të Argjendarëve, aktiviteti kryesor i Todhrit ishte mësimdhënia. Shkolla e qytetit vijonte të ishte fillore, ku, siç u pa nga shembuj tjerë, mund të supozojmë se jepeshin lëndë bazë si aritmetika, gjuha greke dhe mësime fetare, e ku si libra shkollorë përdoreshin katekizma, libra këngësh, përralla të Ezopit dhe shërbesa të ndryshme kishtare në gjuhën greke. Në fakt, për një pjesë të materialeve të këtij programi mësimor në Elbasan ka edhe dëshmi. Disa ishin shtypur në Voskopojë pak dekada më parë me siguri për nevojat e reja shkollore të Voskopojës, Elbasanit e Korçës. Kurse të tjera kanë mbijetuar edhe me alfabetin e Todhrit në Elbasan. Kryesisht kopjime të mëvonshme. Pra...
Burimi:
kultplus.com