Franca miraton ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Franca miraton ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Ligjvënësit francezë arritën sot një kompromis, që mund t’i hapë rrugën hyrjes në fuqi, që në fillim të vitit të ri shkollor në shtator, të një ligji që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 15 vjeç, sipas AP. Për shkak se Parlamenti do të ndërpresë punimet për pushimet verore, ligji duhet të miratohet sa më shpejt Pasi Komisioni Evropian vlerësoi se versioni i fundit i projektligjit, nuk ishte plotësisht në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian, deputetët e Asamblesë Kombëtare dhe senatorët zhvilluan sot bisedime përfundimtare dhe arritën një marrëveshje për një version të ndryshuar të projektligjit. Ai do t’i nënshtrohet nesër votimit përfundimtar në të dy dhomat e Parlamentit. Presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka mbështetur fuqishëm këtë nismë, e cila...