MakeDox rikthehet në Shkup me 71 dokumentarë në edicionin e 17-të
Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar Kreativ MakeDox do të mbahet nga 20 deri më 27 gusht, duke sjellë në edicionin e tij të 17-të gjithsej 71 dokumentarë, më shumë se 100 mysafirë ndërkombëtarë dhe një program të pasur me klasa master, punëtori, diskutime dhe panele. Nën moton “Vetëm ëndrra është realitet”, festivali do të zhvillohet gjatë tetë ditëve në pesë lokacione të Shkupit: Kurshumli An, Muzeu i Maqedonisë, Suli An, “Laboratorium” dhe Teatri Shqiptar në Shkup. Edicioni i sivjetshëm do t’i kushtohet Ilindenka Petrushevës (1944–2025), kritikes së filmit, publicistes, studiueses dhe bashkëpunëtores shumëvjeçare të Kinotekës së Maqedonisë. Ajo kontribuoi në hulumtimin, arkivimin dhe promovimin e artit filmik, si dhe në zhvillimin e skenës dokumentare dhe mbështetjen e brezave të rinj të regjisorëve dhe dashamirësve të...
Burimi:
kultplus.com