Java e Edukimit në Galerinë Kombëtare të Kosovës, gjashtë ditë me art, biseda dhe punëtori krijuese
Galeria Kombëtare e Kosovës organizon nga 18 deri më 23 gusht 2026 Javën e Edukimit, një program publik i ndërtuar rreth ekspozitës “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të Tashmen e njëjtë”, kuruar nga Hana Halilaj. Gjatë gjashtë ditëve, programi do të sjellë biseda me artistë, udhërrëfim kuratorial dhe një seri punëtorish krijuese për familje, duke krijuar hapësirë për të parë, diskutuar, eksperimentuar dhe bashkëkrijuar përmes artit. Programi nis më 18 gusht, me Bisedën me Artistë, nga ora 12:00 deri në 13:00, ku do të marrin pjesë Isa Alimusaj, Hyrije Krypa, Fatmir Krypa, Rexhep Goçi dhe Esat Valla. Biseda do të moderohet nga Anyla Kabashi. Më 19 gusht, nga ora 12:00 deri në 13:00, do të zhvillohet “Udhërrëfim me kuratoren”, me kuratoren Hana Halilaj, në kuadër...
Burimi:
kultplus.com