“Forbes”: Shqipëria, destinacioni më i përballueshëm për turistët amerikanë
Shqipëria është renditur si destinacioni më i përballueshëm për turistët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas një analize të publikuar nga “Forbes”. Studimi analizoi 114,680 kërkime për oferta të sigurimit të udhëtimit, të kryera gjatë periudhës 1 prill 2025 – 31 mars 2026, dhe vlerësoi destinacionet më të njohura, bazuar në koston mesatare ditore të udhëtimit. Në renditje, Shqipëria zë vendin e parë, duke lënë pas Filipinet, Indinë, Vietnamin dhe Tajlandën. Për të siguruar një bazë të besueshme të dhënash, analiza përfshiu vetëm destinacionet që regjistruan të paktën 500 kërkime për sigurim udhëtimi, gjatë periudhës së studimit. Më pas u analizuan kostoja mesatare e udhëtimit dhe kohëzgjatja mesatare e tij, për të llogaritur shpenzimin mesatar ditor, për çdo destinacion. Sipas “Forbes Advisor”, Shqipëria ofron...
Burimi:
kultplus.com