Festivali i këngëtarëve lirikë, të rinj nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut bashkohen në Korçë

Festivali i këngëtarëve lirikë, të rinj nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut bashkohen në Korçë

Për herë të parë në një format mbarëkombëtar, në skenën e Teatrit “Andon Zako Çajupi” në korcë u mbajt Festivali Mbarëkombëtar i Këngëtarëve Lirikë “Tefta Tashko Koço” për Shkollat e Mesme të Muzikës. Ky festival dikur ka shërbyer si trampolinë për emra të mëdhenj të artit lirik shqiptar. Në këtë edicion, festivali vjen i riformatuar, duke bashkuar të rinj të talentuar nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, në një skenë të përbashkët krijuese dhe konkurruese. Skena e këtij teatri ka qenë dëshmitare e lindjes së shumë zërave që sot përfaqësojnë me dinjitet artin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Sot, janë të rinjtë ata që ngjiten sërish në këtë skenë, për të risjellë emocionin, për të vazhduar traditën dhe për të ndërtuar të ardhmen e artit...