Festivali folklorik për fëmijë, 12 grupe nga Shqipëria e Ballkani bëhen pjesë e aktivitetit

Festivali folklorik për fëmijë, 12 grupe nga Shqipëria e Ballkani bëhen pjesë e aktivitetit

12 grupe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë pjesë në FolkKid, festivalin folklorik mbarëkombëtar per fëmijë, në Parkun Kombëtar Turistik të Drilonit. Grupet kanë sjellë në këtë festival kostumografinë e pasur të gjithë trevave shqipfolëse, ashtu siç sollën dhe vallet burimore nga Peja në Rrajcë, nga Devolli në Manastir e nga Kolonja, Korça dhe Devolli deri në Myzeqe Për koreografin e grupit folklorik të Pejës Tasim Dajci, kostumografia shqiptare është shumë e pasur ndaj një festival si ky i shërben ruajtjes së traditës. “Unë shoh një gjë të bukur shumë këtu. Me këto valle të bukura, ti po i jep qytetit një kryevepër. Motive të ndryshme nga e gjithë Shqipëria, kostume legjendare, per dy tre vite kjo arrin kulmin. Po shoh nivel...