Dita Botërore e Fotografisë
Çdo vit, më 19 gusht, kremtohet Dita Botërore e Fotografisë për të nderuar artin, mjeshtërinë, shkencën dhe historinë e fotografisë. Kjo ditë inkurajon fotografët nga e gjithë bota të publikojnë një fotografi të vetme që përmbledh botën e tyre. Lloji i fotografisë që njohim sot e ka zanafillën në vitin 1839. Në atë kohë, Akademia Franceze e Shkencave njoftoi për procesin e dagerotipisë. Ndërsa më 19 gusht 1839 qeveria franceze bleu patentën për procesin e dagerotipisë. Qeveria franceze e quajti shpikjen e procesit të dagerotipisë një dhuratë falas për botën. Procesi i dagerotipisë mundësonte krijimin e një imazhi me detaje të larta mbi një pllakë bakri. Pllaka lyhej me një shtresë të hollë argjendi dhe procesi nuk kërkonte përdorimin e një negativi. Kjo u bë...
Burimi:
kultplus.com