Haxhiu mirëpret pjesëmarrësit e Seminarit të 44-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Haxhiu mirëpret pjesëmarrësit e Seminarit të 44-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

U.d. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur pjesëmarrës të Seminarit të 44-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, mes tyre studiues, përfaqësues të komuniteteve historike shqiptare dhe bashkëpunëtorë shumëvjeçarë të Seminarit nga Kroacia, Italia, Bullgaria, Austria dhe Siria. Haxhiu tha se shumë prej pjesëmarrësve prej vitesh udhëtojnë drejt Prishtinës për Seminarin dhe vazhdojnë t’i kushtohen gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare në vendet ku jetojnë e punojnë. Ajo vlerësoi veçanërisht kontributin e tyre në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës dhe trashëgimisë shqiptare, si dhe bashkëpunimin me qendrat e albanologjisë dhe komunitetet shqiptare jashtë vendit. Gjatë takimit u diskutua për ruajtjen e të folmeve arbëreshe dhe arbëneshe, forcimin e studimeve shqiptare në universitetet evropiane, digjitalizimin e trashëgimisë gjuhësore, si dhe përfshirjen e gjuhës shqipe në...