Earl Spencer publikon libër për Princeshë Dianën: “Do të tregoj të vërtetën për motrën time”

Earl Spencer publikon libër për Princeshë Dianën: “Do të tregoj të vërtetën për motrën time”

Charles Spencer, vëllai i Princeshë Dianës dhe xhaxhai i princave William dhe Harry, do të publikojë një libër të ri kushtuar jetës së motrës së tij dhe javës së fundit para vdekjes së saj. Memoari, i titulluar “Swan Song: Diana, My Sister”, pritet të publikohet më 22 shtator nga Penguin Michael Joseph. Sipas botuesit, libri përmban “shumë zbulime” dhe shënon herën e parë që Earl Spencer flet hapur dhe në detaje për Dianën. Spencer, 62 vjeç, tha se vendosi të shkruajë kujtimet e tij përpara 30-vjetorit të vdekjes së motrës, pasi ishte lodhur nga interpretimet dhe pretendimet që, sipas tij, nuk përputhen me të vërtetën. “Qëllimi i këtij libri është të tregoj të vërtetën për Dianën nga këndvështrimi i vëllait të saj”, është shprehur ai,...