Detajet nga prapaskenat/ Vasil Tole: Si u bë iso-polifonia shqiptare pjesë e filmit hollivudian “Odiseja”

Detajet nga prapaskenat/ Vasil Tole: Si u bë iso-polifonia shqiptare pjesë e filmit hollivudian “Odiseja”

Muzika iso-polifonike shqiptare është pjesë përbërëse e kolonës zanore të filmit “Odiseja”, me regji të Christopher Nolan, një prodhim i madh hollivudian nga Universal Pictures. Muzika e filmit mban firmën e kompozitorit të njohur Ludwig Göransson, fitues i çmimit Oscar për muzikën e filmit “Oppenheimer”. I ftuar në emisionin “Në Radio” me Andri Xhahun, kompozitori, etno-muzikologu dhe akademiku Vasil Tole, i cili ka qenë pjesë e grupit të ekspertëve të muzikës për filmin, ka rrëfyer të gjitha detajet dhe prapaskenat e këtij bashkëpunimi historik. Tole tregoi se si filloi hulumtimi i kompozitorit suedez në Shqipëri dhe mënyra se si u vendos kontakti i parë me stafin e tij. ​“Si sot një vit, kompozitori Göransson në një rrugë tërësisht private ka ardhur dhe ka bërë një...