Dea Film rikthen kinemanë, 40 filma nga 25 vende, festivali synon të afrojë publikun me kinemanë

Dea Film rikthen kinemanë, 40 filma nga 25 vende, festivali synon të afrojë publikun me kinemanë

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dea Open Air rikthehet në edicionin e 13-të në datat 1-5 qershor, nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura”, që synon të afrojë publikun me kinemanë. “Ky festival tenton të kontribuojë në një vend ku nuk kemi rrjet kinemash, por edhe për faktin se qëllimi është kthimi i spektatorit në kinema, dhe jo vetëm prezantimi i filmave. Kinemaja të bën të mendosh, të emocionon…”, tha Edmond Topi. Pjesë e këtij edicioni të 13-të janë 40 filma nga 25 vende. “Jemi me autorë që fokusohen te temat universale, por edhe te sfidat që njerëzimi ka kaluar dhe po vazhdon të kalojë. Kemi një shpërndarje të madhe gjeografike, nga Kina në Kirgistan, Europë, SHBA”, tha Mirela Oktrova. Por vihet re mungesa e...