Carl Barks, artisti që ndërtoi një botë të tërë rreth Donald Duck dhe Scrooge McDuck
Sot, 26 vjet pas ndarjes së tij nga jeta, rikujtohet Carl Barks, një prej emrave më të rëndësishëm të historisë së komikëve të Disney-t dhe artisti që i dha një dimension të ri botës së Donald Duck dhe Scrooge McDuck. Barks lindi më 27 mars 1901 në Oregon, SHBA, dhe gjatë karrierës së tij u shqua si ilustrues, skenarist dhe autor komikësh. Ai iu bashkua studios së Disney-t në vitin 1935 dhe fillimisht punoi në departamentin e animacionit, përpara se të përqendrohej te komikët e Donald Duck. Gjatë viteve 1940 dhe 1950, Barks shkroi dhe vizatoi dhjetëra histori për Donald Duck, duke e zhvilluar personazhin përtej rolit të tij në filmat e animuar. Me stilin e tij të veçantë të rrëfimit, ai krijoi aventura të...
Burimi:
kultplus.com