Australia ndalon këngët e krijuara kryesisht nga AI në klasifikimet muzikore

Australia ndalon këngët e krijuara kryesisht nga AI në klasifikimet muzikore

Këngët e krijuara kryesisht ose tërësisht nga inteligjenca artificiale nuk do të lejohen më në klasifikimet zyrtare muzikore të Australisë. Rregullat e reja të Australian Recording Industry Association (ARIA) hynë në fuqi këtë javë dhe kërkojnë që çdo këngë të jetë “në mënyrë thelbësore e krijuar nga njerëzit”. Vendimi vjen në një kohë kur përdorimi i inteligjencës artificiale në industrinë muzikore po rritet me shpejtësi dhe po hap debate për autorësinë, të drejtat e artistëve dhe mënyrën se si matet suksesi i një kënge. Sipas ARIA-s, përdorimi i AI nuk është i ndaluar plotësisht. Artistët mund ta përdorin atë gjatë procesit të prodhimit, përfshirë masterizimin, drum machines apo Auto-Tune. Megjithatë, kënga duhet të jetë shkruar nga njerëzit, ndërsa vokali kryesor dhe instrumentet kryesore duhet të...