Turizmi në rritje, Shqipëria regjistron mbi 7 milionë hyrje të huaja në shtatë muaj
Turizmi në Shqipëri vijon të shënojë rritje edhe gjatë vitit 2026, ndërsa të dhënat për muajin korrik tregojnë një tjetër rritje të numrit të vizitorëve të huaj. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka shpërndarë në rrjetet sociale të dhënat më të fundit për ecurinë e turizmit në vend, sipas të cilave në korrik 2026 hyrjet e shtetasve të huaj u rritën me 7.1% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Gjatë këtij muaji, Shqipëria regjistroi rreth 1.955 milionë hyrje të shtetasve të huaj, duke vijuar trendin pozitiv të sektorit turistik. Rritja është evidentuar edhe në bilancin e shtatë muajve të parë të vitit. Sipas të dhënave të publikuara, nga janari deri në korrik Shqipëria ka regjistruar mbi 7 milionë hyrje...
Burimi:
kultplus.com