Lea Ypi në Prishtinë me një rrëfim për dinjitetin, kujtesën dhe historinë familjare

Lea Ypi në Prishtinë me një rrëfim për dinjitetin, kujtesën dhe historinë familjare

“Botë e bukur, ku ke humbur?” Me këtë pyetje të Friedrich Schillerit, Lea Ypi hapi ligjëratën e saj në Prishtinë, duke e vendosur që në fillim diskutimin në një hapësirë mes tregimit, kujtesës dhe historisë. Në qendër të mbrëmjes ishte një histori familjare shqiptare, e cila ka ardhë fillimisht me romanin e saj “Të lirë”, pastaj që vazhdoi me “Të poshtëruar” dhe cikli i këtij rrëfimi që ka për bazë ballafqimin e popullit shqiptar me periudhën e komunizmit do të përmbyllet me romanin që tashmë është duke e shkruar “Të barabartë”, si një reflektim mbi dinjitetin, mbi mënyrën se si e kaluara vazhdon të jetojë në të tashmen dhe mbi pamundësinë e të vdekurve për t’u përgjigjur për historinë e tyre. Ligjërata, me temë “Dinjiteti...