“FORM, AFTER”, ekspozitë kolektive në kuadër të “Ditëve të Lalës”
Fondacioni “Luan Mulliqi” do të hapë më 27 gusht ekspozitën kolektive “FORM, AFTER”, në kuadër të “Ditëve të Lalës”, aktivitet kushtuar jetës dhe veprës së artistit Luan Mulliqi. Hapja e ekspozitës do të mbahet më 27 gusht 2026, në orën 19:00, në Mulliqi Art Residence, në Matiqan të Prishtinës. Ekspozita do të sjellë një prezantim kolektiv të veprave artistike, duke u zhvilluar në kuadër të programit të dedikuar për të kujtuar dhe nderuar trashëgiminë artistike të Luan Mulliqit./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com