“National Treasure” rikthehet me filmin e tretë, xhirimet pritet të nisin vitin e ardhshëm
Adhuruesit e “National Treasure” kanë marrë lajmin që kanë pritur prej vitesh: filmi i tretë i serisë me Nicolas Cage është në rrugë. Regjisori Jon Turteltaub e konfirmoi lajmin gjatë “National Treasure Weekend”, një aktivitet treditor në Filadelfia, pranë Independence Hall, ku u mblodhën rreth 2 mijë fansa të filmit. Turteltaub bëri të ditur se xhirimet pritet të nisin vitin e ardhshëm, ndërsa zbuloi se historia e filmit të ri mund të lidhet me Luftën e vitit 1812 dhe ngjarje si djegia e Shtëpisë së Bardhë nga britanikët. Filmi i parë, i publikuar në vitin 2004, u kthye në një sukses ndërkombëtar dhe krijoi një komunitet të qëndrueshëm fansash. Në qendër të tij ishte Benjamin Franklin Gates, personazhi i luajtur nga Nicolas Cage, i cili...
Burimi:
kultplus.com