Bulku emocionon para Eurovisionit: Jam nëna e gjithë shqiptarëve në këtë skenë

Bulku emocionon para Eurovisionit: Jam nëna e gjithë shqiptarëve në këtë skenë

Pak orë përpara Finales së Madhe të Eurovision 2026, aktorja e njohur Rajmonda Bulku ka ndarë emocionet e saj në një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar. E pranishme në rolin e nënës shqiptare në performancën e këngës “ Nân”, përkrah Alis Kallaçit, Bulku u shpreh se ndihet e nderuar të jetë pjesë e kësaj skene. Aktorja shtoi se ky rol është një përjetim unik, i ndryshëm nga filmi apo teatri, dhe se e sheh si një mrekulli që i është dhënë mundësia të përfaqësojë nënën shqiptare në një skenë kaq të madhe. “Provat janë të shumta, ndonjëherë të lodhshme, por harrohen në momentin që je në skenë. Sot është një ditë që ndjehemi të gjithë të çlodhur, mbas një dyjavëshi shumë të lodhshëm, çuditërisht, kjo...