Brazili gjobit pronarin e TikTok-ut, “ByteDance” për keqpërdorim të të dhënave të fëmijëve

Brazili gjobit pronarin e TikTok-ut, “ByteDance” për keqpërdorim të të dhënave të fëmijëve

Autoriteti brazilian për mbrojtjen e të dhënave personale, ANPD, ka gjobitur me rreth 29,8 milionë dollarë kompaninë “ByteDance”, pronaren e TikTok-ut, për mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave personale të fëmijëve dhe adoleshentëve pa bazë të mjaftueshme ligjore dhe pa marrë masat e nevojshme për mbrojtjen e tyre. Autoriteti njoftoi sot se shkeljet lidhen, si me personat që përdorin TikTok-un pa krijuar llogari, ashtu edhe me përdoruesit që kanë llogari të regjistruar. Në total, autoriteti konstatoi pesë shkelje të ligjit brazilian për mbrojtjen e të dhënave personale. Përveç gjobës, “ByteDance” duhet të fshijë të dhënat e mbledhura në mënyrë të paligjshme dhe të zbatojë një plan për forcimin e mbrojtjes së fëmijëve dhe adoleshentëve. Përdoruesit nën 16 vjeç do të kenë rregulla më të forta...