Bebe Rexha flet për albumin e ri dhe jetën si artiste e pavarur

Bebe Rexha flet për albumin e ri dhe jetën si artiste e pavarur

Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha ishte e ftuar në emisionin “TODAY” të NBC-së, pas performancës së saj në sheshin përpara studios, ku foli për albumin e saj të ri “Dirty Blonde”, ndryshimin e drejtimit muzikor dhe vendimin për të vazhduar karrierën si artiste e pavarur. Gjatë intervistës, Rexha foli hapur për largimin nga sistemi i kompanive të mëdha diskografike, duke pranuar se vendimi nuk ishte i lehtë. “Është disi e vështirë të mos jesh pjesë e një kompanie të madhe diskografike, sepse është një makineri kaq e madhe dhe isha e nervozuar, por u ndjeva shumë e lirë”, tha këngëtarja. Rexha ndau gjithashtu disa momente personale nga rrugëtimi i saj muzikor, duke vlerësuar veçanërisht mbështetjen e familjes, e cila, sipas saj, ka qenë një shtyllë e...