Abdyl Frashëri, ideologu dhe diplomati i Lidhjes së Prizrenit
Më 29 gusht 1839, në Frashër të Dangëllisë, në Përmet, lindi Abdyl Frashëri, një nga ideatorët dhe udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe një prej personaliteteve më të rëndësishme të politikës dhe diplomacisë shqiptare. Abdyl Frashëri u përfshi në disa prej zhvillimeve më të rëndësishme të historisë politike shqiptare të shekullit XIX, duke u shquar për veprimtarinë e tij në mbrojtje të të drejtave kombëtare dhe tërësisë së trojeve shqiptare. Më 10 qershor 1878, në ditën e themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ai u zgjodh kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Lidhjes, duke marrë një rol të rëndësishëm në përfaqësimin diplomatik të çështjes shqiptare. Më 1 nëntor 1878, Frashëri përfaqësoi Toskërinë në Kuvendin e Dibrës, ndërsa në janar të vitit...
Burimi:
kultplus.com