Bogujevci: Sunny Hill Festival e ka vendosur Prishtinën në hartën e muzikës ndërkombëtare

Bogujevci: Sunny Hill Festival e ka vendosur Prishtinën në hartën e muzikës ndërkombëtare

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka vlerësuar rolin e Sunny Hill Festival në promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke theksuar se festivali është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në rajon. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bogujevci tha se, brenda pak vitesh, Sunny Hill Festival e ka vendosur Prishtinën në hartën e muzikës ndërkombëtare. Sipas saj, ajo që nisi nga dashuria e Dua Lipës për vendin e saj, sot është një skenë ku Kosova prezantohet përmes muzikës, kreativitetit dhe talentit. “Ajo që nisi nga dashnia e Dua Lipës për vendin e saj, sot është një skenë ku Kosova shihet dhe përjetohet përmes muzikës, kreativitetit dhe talentit që ka për t’i ofruar botës”, shkroi Bogujevci. Ajo theksoi...