Birçe Hasko, aktori që e solli shpirtin e Labërisë në skenë dhe ekran
Nga Ilir Çumani Sot, teatri dhe kinemaja shqiptare humbën një nga profilet më të dashura, një artist ikonik që nuk kërkoi kurrë të ishte i madh me zhurmë, por që në fakt, ai u bë i madh me shpirt, me talent dhe me një humanizëm të rrallë. Sot, në moshën 84-vjeçare, u nda nga jeta Birçe Hasko, aktori që për dekada me radhë i solli skenës dhe ekranit aromën e jugut shqiptar, humorin e mençur popullor dhe fisnikërinë e njeriut të thjeshtë. Padyshim, Birçe Hasko i përkiste kategorisë së aktorëve më të shquar të karaktereve në artin skenik dhe kinematografik, ngase ai nuk ishte vetëm aktor, por në radhë të parë ishte një rrëfyes i mençur i shpirtit shqiptar. Në zërin e tij dëgjohej Labëria...
Burimi:
javanews.al