Beethoven në Tiranë, cikli i nëntë simfonive përmbyllet me Simfoninë Nr. 9 dhe mesazhin universal përmes “Ode to Joy”
Nga Juljana Vrapi Krijimtaria muzikore e kompozitorit Ludwig van Beethoven vijon të frymëzojë skenat botërore. Në këtë sezon, një koncert i veçantë do të sjellë interpretimin e Simfonisë Nr. 9, veprës monumentale që përmbyll krijimtarinë simfonike të Beethovenit dhe përcjell mesazhin universal të vëllazërisë njerëzore përmes finales së saj të famshme “Ode to Joy”. Gjatë këtij sezoni Orkestra Simfonike e RTSH-së, nën drejtimin e dirigjentit Facundo Agudin, ka realizuar për herë të parë për publikun shqiptar interpretimin e plotë të ciklit të nëntë simfonive të Beethovenit. Nga orkestra bëhet me dije se ky rrugëtim artistik kulmon më 14 korrik, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, me interpretimin e Simfonisë Nr. 9. “Muzika që bashkon botën. Orkestra Simfonike e RTSH-së, në bashkëpunim me TKOBAP, sjell...
Burimi:
sot.com.al