Bashkëprodhimet audiovizuale me partnerët evropianë, Shqipëria drejt një kuadri të ri ligjor bashkëpunimi
Nga Julia Vrapi Shqipëria është në procesin e miratimit të Konventës së Këshillit të Evropës për Bashkëprodhimin e Veprave Audiovizuale në Formën e Serialeve. Dokumenti synon të krijojë një kuadër të përbashkët ligjor për bashkëpunimin mes producentëve shqiptarë dhe partnerëve evropianë, duke përcaktuar rregulla të njëjta për realizimin e projekteve të përbashkëta. Sipas ministrit Blendi Gonxhja, avancimi drejt miratimit të Konventës përfaqëson një hap të ri për industrinë audiovizuale shqiptare. “Shqipëria avancon drejt miratimit të Konventës së Këshillit të Evropës për Bashkëprodhimin e Veprave Audiovizuale në Formën e Serialeve, duke iu bashkuar një kuadri të përbashkët ligjor që garanton kushte të barabarta dhe të sigurta bashkëpunimi mes producentëve shqiptarë dhe partnerëve evropianë”, shprehet Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit në një reagim të...
Burimi:
sot.com.al