Autorët me kritika ndaj Ministrisë së Kulturës: Sistemi i të drejtës së autorit nuk funksionon si duhet

Autorët me kritika ndaj Ministrisë së Kulturës: Sistemi i të drejtës së autorit nuk funksionon si duhet

Nga Julia Vrapi E drejta e autorit vazhdon të mbetet një problem, që për krijues e artistë të ndryshëm nuk ka sa duhet vëmendjen e institucioneve. Autorë të fushave të ndryshme kritikojnë Ministrinë e Kulturës për çfarë ndodh me moszbatim e ligjit për të drejtën e autorit apo dhe mungesën e transparencës për shpërndarjen e drejtë të të ardhurave, që burojnë nga veprat e tyre. Sipas tyre, sistemi aktual nuk mbron siç duhet interesat e krijuesve dhe nuk përmbush standardet e kërkuara. Bashkim Zahaj thotë se skenografët nuk njihen si autorë dhe nuk përfitojnë të drejtat e autorit, çka përbën sipas tij një padrejtësi në sistem. “Ne si skenografë, nuk na njihet fare e drejta e autorit në mënyrë të drejtpërdrejtë, gjë që është një...