Artisti shqiptar Alfred Mirashi “Milot” lartëson Wuhan-in me skulpturën monumentale “Çelësi”

Artisti shqiptar Alfred Mirashi “Milot” lartëson Wuhan-in me skulpturën monumentale “Çelësi”

Në zemër të qytetit kinez të Wuhan-it, përpara Muzeut të Artit Modern, ngrihet një nga veprat më monumentale të artit bashkëkohor botëror, me autor artistin shqiptar me shtetësi italiane Alfred Mirashi, i njohur në botën e artit me emrin Milot. Në prag të Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor në Wuhan, e cila do të mbahet në tetor, skulptura monumentale “Çelësi” vazhdon të tërheqë vizitorë nga e gjithë bota, duke u shndërruar në një simbol të hapjes, dialogut dhe bashkëpunimit mes popujve. Me një lartësi prej dhjetëra metrash, vepra është kthyer ndër vite në një ikonë të qytetit të Wuhan-it dhe një emblemë të bashkëjetesës kulturore, përcjell KultPlus. Filozofia artistike e Milotit ndërtohet rreth konceptit të “çelësit”, jo si një objekt që mbyll apo izolon, por...