Artistët me kritika ndaj Ministrisë së Kulturës: Arti shqiptar përballet me financime të pakta

Artistët me kritika ndaj Ministrisë së Kulturës: Arti shqiptar përballet me financime të pakta

Nga Julia VRAPI Arti dhe kultura në vend përballen me probleme të ndryshme, ndërsa artistët dhe krijuesit kërkojnë më shumë vëmendje dhe mbështetje për projektet e tyre. Ndërsa institucionet vlerësojnë eventet e mëdha si një mundësi për promovim dhe zhvillim kulturor, artistët shprehen se mbështetja për krijimtarinë vendase mbetet e pamjaftueshme. Vendimi për financimin e koncertit të artistit ndërkombëtar Kanye West ka sjellë këto ditë reagime nga komuniteti artistik në vend. Skenografi Bashkim Zahaj është një prej tyre që kundërshton këtë financim, duke e lidhur atë me mungesën e mbështetjes dhe problemet e vazhdueshme me pagesat për artistët vendas. “Unë ende nuk e kam marrë honorarin tim nga Opera për kostumet e një shfaqjeje. Kanë kaluar dy muaj që nga realizimi i saj dhe nuk...