Artikujt e Matthew Perry do të dalin në ankand në qershor

Artikujt e Matthew Perry do të dalin në ankand në qershor

Sendet që i përkisnin aktorit të ndjerë Matthew Perry, nga veprat e artit të Banksy-t deri te skenari i serialit të njohur televiziv "Friends", do të dalin në ankand në Shtetet e Bashkuara në qershor, raporton AFP. Aktori, i cili luajti rolin e Chandler Bing në serialin “Friends”, u gjet i vdekur në vitin 2023 në moshën 54 vjeç, pasi foli publikisht për betejën e tij me varësinë. Si pjesë e terapisë kundër depresionit, ai mori ketaminë nën mbikëqyrje mjekësore. Megjithatë, hetimi zbuloi se anestezioni i ligjshëm ndonjëherë abuzohet dhe Perry u bë përsëri i varur në vjeshtën e vitit 2023.Rreth 130 artikuj do të dalin në ankand, duke përfshirë orën e tij të preferuar, memorabilitë e fëmijërisë, vepra nga artisti Banksy dhe skenarë nga...