Rama i përgjigjet Vuçiqit për lumin Ibër: Kosova është republikë sovrane, burimet natyrore nuk janë burime të Serbisë

Rama i përgjigjet Vuçiqit për lumin Ibër: Kosova është republikë sovrane, burimet natyrore nuk janë burime të Serbisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas debatit mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Serbisë, duke e cilësuar si “shkëmbim shumë interesant veror” diskutimin për lumin Ibër dhe çështjet që lidhen me Kosovën. Rama ka kritikuar përmendjen e vazhdueshme të konceptit të “Shqipërisë së Madhe” sa herë që Shqipëria flet për Kosovën, duke theksuar se Shqipëria nuk ka pretendime territoriale ndaj Serbisë dhe se nuk ka nevojë për një koncept të tillë për të mbështetur Kosovën. “Shqipëria nuk ka absolutisht asnjë pretendim ndaj territorit serb dhe nuk ka nevojë të shpikë një të tillë. As nuk kemi nevojë për një ‘Shqipëri të Madhe’ për të qëndruar në krah të Kosovës”, shprehet ai. “Kosova është shtet më vete. Shqiptarët e Kosovës janë pikërisht kjo:...