Turistë nga e gjithë bota në Gjirokastër: Histori, natyrë dhe gastronomi

Turistë nga e gjithë bota në Gjirokastër: Histori, natyrë dhe gastronomi

Gjirokastra vijon të tërheqë turistë nga vende të ndryshme të botës, të cilët e zgjedhin qytetin e gurtë për historinë, arkitekturën, peizazhin dhe gastronominë. Vizitorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Spanja dhe Italia kanë ndarë përshtypjet e tyre gjatë vizitës në kalanë e Gjirokastrës, duke vlerësuar veçanërisht pasurinë historike dhe karakteristikat unike të qytetit. “Erdha këtu për të vizituar kalanë e Gjirokastrës. Është vërtet shumë e bukur, ka një histori shumë të pasur dhe është disa shekuj e vjetër. Kjo e bën vërtet interesant këtë qytet”, shprehet një turiste amerikane. Ajo thekson se vizita në Gjirokastër i ka dhënë mundësinë të njohë nga afër elementë të së kaluarës dhe mënyrën se si traditat dhe objektet historike kanë vijuar ndër breza. Edhe turistët francezë...