146 festivale në një libër: Promovohet historia gjysmëshekullore e një Kosove që feston

146 festivale në një libër: Promovohet historia gjysmëshekullore e një Kosove që feston

Për më shumë se gjysmë shekulli, festivalet kanë qenë pjesë e jetës kulturore të Kosovës. Por, pavarësisht numrit dhe ndikimit të tyre, ato kanë mbetur për një kohë të gjatë më shumë ngjarje që përjetohen sesa fenomene që studiohen. Këtij boshllëku i vjen në ndihmë monografia “Festivalet e Kosovës – Një histori gjysmëshekullore, studim monografik gjeografiko-turistik”, e autorit Dr. Fitim Humolli, profesor i gjeografisë dhe turizmit në Universitetin e Prishtinës. Profesori Humolli ka theksuar se nga të gjitha festivalet me ndikim, primatin e mban Sunny Hill Festival. Rrugëtimi i këtij studimi nisi në fund të vitit 2020 dhe fillim të vitit 2021, fillimisht si një punim master dhe më pas u shndërrua në një kërkim shumëvjeçar. Përmes intervistave, punës në terren, burimeve arkivore, statistikave dhe...