Anbeta Toromani: Carmen, edhe pse një personazh i krijuar vite më parë, mbetet shumë aktuale edhe sot
Një nga historitë më të fuqishme të skenës botërore, baleti “Carmen” në skenën tonëme pjesëmarrjen e balerinës së mirënjohur shqiptare Anbeta Toromani. Pas shumë vitesh eksperiencë në skena prestigjioze dhe projekte të rëndësishme artistike, ajo u rikthye në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit me produksionin e ri “Carmen”, një rikthim që ka tërhequr vëmendje të madhe. Baleti “Carmen” çeli udhëtimin e tij prej katër mbrëmjesh në TKOB nën interpretimin e balerinës së mirënjohur shqiptare, Anbeta Toromani, e cila shprehet se kjo shfaqje për tëështë një moment i rëndësishëm në karrierën e saj. Në intervistën për gazetën “SOT” balerina Anbeta Toromani ndalet te emocionet e rikthimit, rrugëtimin e saj artistik apo dhe bashkëpunimin me koreografin Amedeo Amodio për këtë produksion të baletit “Carmen”. Ndër të...
Burimi:
sot.com.al