Ana e errët e veshjeve të ricikluara: Vetëm 15 përqind e tekstileve të përdorura riciklohen
Çdo vit, njerëzit në Shtetet e Bashkuara hedhin më shumë se 15.4 milionë ton tekstile të përdorura. Kur kjo pjesëtohet me numrin e banorëve, rezulton se janë më shumë se 45 kilogramë mbetje tekstile për person në vit. Megjithatë, gjenerimi i mbeturinave tekstile nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë. Mesatarisht, njerëzit me të ardhura më të larta gjenerojnë 76 përqind më shumë mbeturina nga veshjet sesa njerëzit me të ardhura më të ulëta. Kur tekstilet hidhen, shkruan Bu.edu , 66 përqind e tyre përfundojnë në deponitë e mbeturinave në SHBA, ku dekompozohen - disa shpejt, disa gjatë qindra viteve. Edhe pse deponitë në SHBA janë teorikisht të projektuara për të kapur dhe përmbajtur gazrat dhe ujin e ndotur të prodhuar gjatë procesit të dekompozimit, janë raportuar probleme të shumta...
Burimi:
syri.net