Nis realizimi i “ZOTI / GOTT”, një shfaqje mbi jetën, vdekjen dhe lirinë personale
Ka nisur procesi i realizimit të shfaqjes së re teatrale “ZOTI / GOTT”, vepër e dramaturgut gjerman Ferdinand von Schirach, me regji të Norbert Rakowskit. Në qendër të shfaqjes vendoset një prej çështjeve më të ndjeshme dhe më të debatueshme të kohës sonë: eutanazia dhe e drejta e njeriut për të vendosur për jetën e tij. Përmes një përballjeje të argumenteve juridike, etike, mjekësore dhe fetare, vepra e vendos publikun përballë një dileme të vështirë: ku përfundon e drejta e shoqërisë për të vendosur dhe ku fillon liria personale? “ZOTI / GOTT” synon të hapë një hapësirë për reflektim dhe debat mbi kufijtë e lirisë individuale, dinjitetin njerëzor dhe përgjegjësinë e shoqërisë përballë vendimeve që lidhen me jetën dhe vdekjen. Shfaqja po realizohet si bashkëprodhim...
Burimi:
kultplus.com