James Joyce iu kushtoi shtatë vjet shkrimit të veprës “Uliksi”
Shkrimtari irlandez James Joyce punoi për një nga veprat më të rëndësishme të letërsisë moderne, “Uliksi”, për rreth shtatë vjet, nga viti 1914 deri në fund të vitit 1921. Romani u botua zyrtarisht më 2 shkurt 1922, në ditëlindjen e 40-të të Joyce-it. Megjithatë, numri 10 lidhet me “Uliksi-në” në disa mënyra të tjera. Së pari, romani zhvillohet gjatë një dite të vetme, më 16 qershor 1904, datë që lidhet me takimin e parë të Joyce-it me Nora Barnacle. Dhjetë vjet më vonë, në vitin 1914, Joyce nisi punën mbi romanin. Së dyti, në veprën e Homerit “Odisea”, e cila shërbeu si strukturë dhe frymëzim për romanin e Joyce-it, Odiseu kalon 10 vjet duke u kthyer në shtëpi pas Luftës së Trojës. Edhe veprat e...
Burimi:
kultplus.com