Aktori Birçe Hasko përcillet për në banesën e fundit, homazhet mbahen nesër në Teatrin e Operas dhe Baletit

Aktori Birçe Hasko përcillet për në banesën e fundit, homazhet mbahen nesër në Teatrin e Operas dhe Baletit

Hasko njihej për interpretimet e tij të spikatura, ku solli me mjeshtëri karakterin “popullor” të jugut, duke e bërë atë të paharrueshëm për publikun shqiptar. Ai lindi në fshatin Dukat të Vlorës, më 15 mars 1942. Në vitin 1961 përfundoi shkollën e mesme pedagogjike “Jani Minga”. Pas përfundimit të saj, punoi për disa vite si mësues dhe drejtor shkolle në fshatrat Amanikaj, Nivicë të Tepelenës dhe Poro të Vlorës, deri në vitin 1965. Më pas ndoqi studimet për aktor në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë (1965-1969). Pas diplomimit, nga viti 1969 e në vijim, ai u angazhua si pedagog i mjeshtërisë së aktorit në Akademinë e Arteve, ku më vonë shërbeu edhe si dekan i Fakultetit të Artit Skenik në periudhën 1989-1994. Në...