Plan për të vrarë Ronaldon e Messin! Zbulohen kërcënimet terroriste në Botëror
Jo vetëm futboll, spektakël dhe miliona tifozë. Pas Botërorit 2026, të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada, dalin në dritë edhe episode shqetësuese që lidhen me sigurinë e yjeve të futbollit. Sipas dokumenteve policore, të publikuara nga mediat spanjolle, Lionel Messi ishte lojtari që mori më shumë kërcënime gjatë turneut. Një prej rasteve më serioze u regjistrua përpara ndeshjes Argjentinë–Egjipt. Në rrjetet sociale, një person kërcënoi se do të hynte në stadiumin e Atlantës me eksplozivë, duke përmendur drejtpërdrejt edhe Lionel Messin. Një tjetër alarm erdhi përmes një telefonate në polici, ku një person pretendoi se po drejtohej drejt stadiumit me armë dhe eksplozivë. Në kërcënim u përmendën policia dhe futbollistët, me një referencë të veçantë për yllin argjentinas. Gjatë ndeshjes, një tjetër...
Burimi:
javanews.al