Zyra-Rama pushtetngrënësja, që po zhbëhet nga Protesta!
Nga Petrit Vasili/ Askush nuk ka të drejtë t’i bishtnojë faktit që sot në Shqipëri sundon vetëm Zyra-Rama, një përbindësh mafioz, që ka gëlltitur të gjitha pushtetet. Zyra-Rama është sot dispeçeria e vetme nga ku shpërndahen poste pushtetore, ku ndahen miliarda euro të taksave tona, ku ndahen tendera, ku ndahen koncesione, ku grabiten prona pa fund, ku jepen asete publike të çmuara, ku priten e përcillen narkotrafikantë, ku përgatiten ligje me porosi, ku gatuhen shantazhet e kërcënimet ndaj biznesmenëve, deputetëve, mediave, gjyqtarëve e prokurorëve. Zyra-Rama ka gëlltitur, ka shitur Kufijtë Detarë, Portin e Durrësit, Bregdetin e Jonit e të Adriatikut, AKSHI-n dhe të gjithë informacionin e Shqipërisë, koncesione pa fund, Tunelin e Llogarasë, rrugët e Shqipërisë, naftën, tenderat, Qendrat e qyteteve, qindra fshatra. Zyra-Rama ka...
Burimi:
syri.net