Festivali i folklorit në Kotë, 25 grupe marrin pjesë në edicionin e katërt të aktivitetit

Festivali i folklorit në Kotë, 25 grupe marrin pjesë në edicionin e katërt të aktivitetit

Këngë, valle, kostume popullore dhe tradita të trashëguara ndër breza janë ngjitur në skenën e fshatit Kotë, në natën e parë të Edicionit të katert të Festivalit Folklorik. Tetë grupe performuan, duke sjellë për publikun ngjyrat dhe veçantinë e folklorit të zonës. Ajo që spikati ishte prania e të rinjve, që kënduan dhe vallëzuan, duke treguar se traditat e të parëve vijojnë të jetojnë edhe tek brezi i ri. Mes grupeve pjesëmarrëse ishte edhe grupi vllah “Uan Shollaj” i Selenicës, i cili u ngjit në skenë me tri këngë, të cilat përcollën gjuhën, kulturën dhe identitetin e komunitetit vllah të Selenicës. Debati për të ardhmen administrative të Selenicës u bë pjesë edhe e kësaj mbrëmjeje folklorike. Pjesëtarë të grupeve labe shprehën shqetësimin se shkrirja e...