Fluks i lartë në Portin e Vlorës, mbi 800 pasagjerë mbërrijnë nga Brindisi

Fluks i lartë në Portin e Vlorës, mbi 800 pasagjerë mbërrijnë nga Brindisi

Gjatë orëve të para të mëngjesit në portin detar të Vlorës kanë mbërritur nga Brindisi, 818 pasagjerë, 228 automjete, 14 kamperë, 8 kamionë dhe 47 anëtarë ekuipazhi. Fluks i lartë në Portin e Vlorës, mbi 800 pasagjerë Ndërkohë, në orën 17:00 pritet mbërritja e një tjetër trageti me rreth 1.100 pasagjerë dhe 260 automjete. Sipas të dhënave portuale, fluksi pritet të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme, kur në Portin e Vlorës janë planifikuar të mbërrijnë tre tragete, duke sjellë një numër të lartë udhëtarësh dhe automjetesh nga Italia.