Lukaku drejt kalimit te Fenerbahçe, Napoli gjen zëvendësuesin në Premier League
Historia mes sulmuesit Romelu Lukaku dhe Napolit ka mbërritur në fund. Lojtari belg nuk do të jetë me skuadrën në grumbullim, sepse tashmë është jashtë projektit teknik të trajnerit Max Allegri. Drejtori sportiv Giovanni Manna ka si përparësi shitjen e Big Rom. Nëse pista arabe dhe interesimi i Atlanta United në MLS mbeten ende opsione, kthesa e fortë vjen nga Turqia dhe sulmuesi dëshiron të qëndrojë në futbollin europian. Fenerbahçe është futur fort në garë për Lukakun, pasi ka studiuar profile si Serhou Guirassy i Borussia Dortmund dhe Ollie Watkins i Aston Villa. Belgu është në krye të listës së dëshirave dhe e reja është që sulmuesi është pro destinacionit turk. Duhet gjetur ndërkohë akordi ekonomik mes klubeve për të mbyllur marrëveshjen. Klubi turk nuk...
Burimi:
javanews.al