Akademia e të Rinjve pranë ASH-së me 14 anëtarë të rinj, Gjinushi kërkon më shumë investime në kërkimin shkencor
Akademia e të Rinjve pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë vijon të zgjerojë radhët me studiues të rinj, me synimin për të nxitur përfshirjen e brezit të ri në kërkimin shkencor dhe jetën akademike. Në një takim me anëtarët e sapozgjedhur, kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi, vlerësoi rolin e kësaj platforme në krijimin e mundësive për studiuesit e rinj dhe në përballimin e sfidave që has sot shkenca shqiptare. Nga ASH bëhet me dije se takimi erdhi menjëherë pas mbledhjes së komisionit të ngritur nga Akademia e Shkencave, i cili më parë përfundoi procesin e konkursit për pranimin e anëtarëve të rinj. “Në përputhje me kriteret e Statutit të Akademisë së Shkencave dhe “Kartës Themelore të ALLEA-s”, komisioni përzgjodhi kandidatët fitues, të...
Burimi:
sot.com.al