64-vjetori i Teatrit “Skampa” të Elbasanit, emrat që bënë histori

64-vjetori i Teatrit “Skampa” të Elbasanit, emrat që bënë histori

Më 16 korrik 1962 u themelua Teatri Profesionist “Skampa” i Elbasanit, një ngjarje që shënoi një etapë të rëndësishme në historinë e artit skenik shqiptar. Regjisori i parë i trupës ishte Lec Shllaku, ndërsa pjesë e trupës ishin aktorët Skënder Hoxha, Haxhi Sejko, Thanas Borodani, Hysni Hatibi, Demir Hyskja, Antoneta Kristo etj. Në vitet e para, trupa e aktorëve profesionistë u formua nga talentet më të spikatura të lëvizjes amatore dhe entuziastët e skenës në qytetin e Elbasanit. Teatri “Skampa” ndodhet në zemër të qytetit të Elbasanit, një vendndodhje që e bën atë jo vetëm lehtësisht të aksesueshëm për banorët dhe vizitorët, por edhe një pikë referimi brenda jetës kulturore të qytetit. Për dekada, “Skampa” ka qenë vendi ku janë zhvilluar premiera dramatike, komedi, tragjedi...